Transmetuar më 27-09-2022, 14:10

Që kur Brooklyn, më i madhi i fëmijëve të Beckham-it, u bashkua në lidhje martesore me aktoren Nicola Peltz, është folur shumë për fërkimet midis nënës së tij, Victoria Beckham, dhe gruas së re.

Sipas raportimeve të ndryshme në media, dallimet mes dy personaliteteve nisën kur Peltz i përjashtoi Beckham-ët nga përgatitjet e dasmës, ndërsa vetë Nicola i kishte premtuar Viktorias se do të përdorte një nga dizajnet e saj për ditën e madhe.

Në fund, aktorja zgjodhi të vishte një fustan të modës së lartë "Valentino", me argumentin se ish-Spice Girl nuk do ta kishte dizajnin gati në kohë. Që atëherë thuhet se Victoria “nuk ka reshtur së qari” për Brooklyn-in, të cilin pothuajse nuk e ka parë që nga dasma.

Tani, një burim i afërt me "Beckhams" zbuloi për gazetën britanike "HeatWorld" se stilistja ka frikë se Nicola po e përdor Brooklyn vetëm për famën që mund t’i japë mbiemri Beckham. Edhe pse Nicola vjen nga një familje miliarderësh, e vërteta është se emri i saj në industrinë e argëtimit ishte pak i njohur.

Para se të dilte me Brooklyn, ajo kishte bërë paraqitje të vogla në seriale dhe filma, por që prej lidhjes martesore me më të madhin e Bekçam-ëve, të dy kanë përfunduar në kopertinat e revistave të ndryshme, duke përfshirë ekskluzivitetin e dasmës së tyre. Për këtë arsye, Viktoria beson se aktorja është “e uritur për famë” dhe ka frikë se mund ta lëndojë djalin e saj për të përfituar nga marka "Beckham".

“Viktoria thotë se Nicola nuk është vajza e bukur që ata njihnin. Nicola nuk ishte vërtet e famshme përpara se të takonte Brooklyn. Sigurisht, ajo ishte e pasur, por si aktore kishte marrë pjesë vetëm në disa filma të vegjël. Që kur u martua me njërin nga djemtë e David Beckham, profili i saj është rritur në qiell.

Është makthi më i keq i Victoria që të shohë dikë që në dukje po fiton para duke e copëtuar familjen e saj, – vijon burimi. – Beckham-ët kanë qenë gjithmonë shumë mbrojtës ndaj fëmijëve të tyre. Brooklyn gjithmonë kishte vajza që kërcenin mbi të, duke dashur famë, kështu që kur Nicola u shfaq, dukej si një ëndërr.

Viktoria dhe David e dinin që babai i saj ishte një miliarder, kështu që nuk kishte frikë se ajo ishte në kërkim të parave. Plus, ajo dukej se donte të ishte pjesë e familjes. Ama tani duket se është më e uritur për famë nga sa e imagjinonte gjithkush”.

Deri më tani, Viktoria Beckham nuk ka folur publikisht për këtë, ndërsa Brooklyn, në përpjekje për të qetësuar fërkimet, zbuloi për "Variety" se në fakt “të gjithë shkojnë mirë”.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd