Transmetuar më 27-09-2022, 12:48

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Greqi, ku një 50-vjeçar ka humbur jetën teksa punonte.

Një rrëshqitje dheu varrosi të gjallë mëngjesin e sotëm punëtorin, i cili po punonte në një pishinë në ndërtim të një kompleksi hotelier, në zonën e Sidarit në Korfuz.

Sipas vlerësimeve të para, aksidenti tragjik ka ndodhur pasi pranë pishinës një ekskavator po mblidhte dheun, i cili nga reshjet e shiut rrëshqiti dhe e shtypi 50-vjeçarin, shkruan protothema.

50-vjeçari u gjet i pajetë nga forcat zjarrfikëse, të cilat nxituan ta nxirrnin.