Transmetuar më 26-09-2022, 23:22

Anglia u përball ditën e sotme me kombëtaren e Gjermanisë, ndeshje kjo e vlefshme për Ligën e Kombeve.
Por kjo ndeshje kishte një risi, teksa për herë të parë, në të u luajt himni i ri i Britanisë së Madhe “God save the King” (Zoti e shpëtoftë Mbretin), i cili u ndryshua pas vdekjes së Mbretëreshës Elizabeth II.
Po ashtu, në nisje të përballjes në stadiumin Wembley, u mbajt një minutë heshtje në nder të monarkes, e po ashtu u vendosën kurora me lule në anë të fushës.
Wembley stands in unity with a moments silence for the passing of the Queen.#C4Football | #ThreeLions pic.twitter.com/xpTsYbxx3S
— Channel 4 Sport (@C4Sport) September 26, 2022