Transmetuar më 26-09-2022, 17:36

Situata pandemike në Shqipëri duket të jetë në rënie të vazhdueshme me raste gjithnjë në ulje si në 24 orët e fundit ku u gjendën vetëm 11 persona të infektuar me kovid.

Ata u gjetën përmes 132 testimeve të kryera në Tiranë, Vlorë, Delvinë dhe Pukë.

Aktualisht janë 550 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Në spitalin COVID3 po marrin trajtim 6 pacientë.

Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2.

Janë shëruar 55 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 326,702 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (26 Shtator 2022) Raste të reja ditore 11 Të shëruar në 24 orë 55 Të shtruar në spitale 6 Humbje jete në 24 orë 0 Testime ditore 132

Testime totale 1,978,754 Raste pozitive 330,841 Raste të shëruara 326,702 Raste Aktive 550 Humbje jete 3,589

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 263 Elbasan 61 Shkodër 51 Fier 49 Vlorë 35 Durrës 23 Dibër 21 Lezhë 18 Gjirokastër 11 Korçë 10 Berat 8