Transmetuar më 27-09-2022, 07:45

Distanca e maratonës ka qenë një magnet për shumë futbollistë, të cilët pasi mbaruan “kilometrat” e tyre në futboll, i panë 42.195 km si një sfidë dhe arsye për t’u përmirësuar. Me një bazë muskulore të punuar në performancën aerobike, ka gjithmonë disa shembuj futbollistësh që përfundojnë një maratonë pa sakrifica të tepërta, pasi kanë asimiluar aspektin psikologjik të përballjes së një gare kaq të gjatë.

Në një renditje hipotetike, në maratona dhe profile të ndryshme në rrugë, lista mund të jetë e tillë, pas përfshirjes së fundit të Kaká, ish-futbollistit brazilian që vrapoi këtë të diel në Berlin me kohën 3:38.06. Në horizont, ai që ka më shumë potencial është Alberto Rivera, 43 vjeç, ish-lojtar i Real Madridit, Betisit, Sportingut, Elche, i cili në gjysmëmaratonën e Santa Pola, dimrin e kaluar, kapi kohën 1.09:39.

1. Alexei Smertin (2.48:17)

Mesfushori rus që luajti mes skuadrave të tjera për Chelsea, Lokomotiv Moskë dhe Bordeaux, ish-kapiten i kombëtares ruse, është më i shpejti nga të gjithë futbollistët në maratona. Ai vrapoi maratonën e Kazanit me kohën 2:48:17, duke përmirësuar rekordin që kishte vendosur në Berlin më 2015 (2:57:45). Maratona e Bostonit gjithashtu e ka spikatur atë nën tri orë (2.55) dhe më 2019, në Valencia, e ka bërë këtë për 2.51:45. Në vitin 2021, në moshën 45-vjeçare, ai fitoi maratonën jashtëzakonisht të vështirë të Liqenit Baikal, e cila zhvillohet në temperatura ekstreme dhe në akull në shumë raste. Ai e mbylli atë garë me 3.25.

Luis Enrique, durante la preparación del maratón de Nueva York en...

2. Luis Enrique (2.57:58)

Trajneri i kombëtares spanjolle aktualisht e bëri për më pak se tri orë Maratonën e Firences 2007 (2:57:58), një nga aventurat e shumta agoniste me të cilat u përball Luis Enrique pas “pensionimit” nag futbolli. Më parë, në maratonën e New York 2005 arriti kohën 3:14:09, ndërsa Amsterdam 2006 e mbylli me 3:00:19. Ai ka notën 1.19 në gjysmëmaratonë.

3. Raul Gonzalez (2.59:25)

Ish-kapiteni i Real Madridit debutoi në maratonë në New York në vitin 2016 me kohën 3:26:05. Dy vjet e gjysmë më vonë, në Madrid, me një punë specifike nën urdhrat e Fernando Marquina, ai theu barrierën prej tri orësh (2:59:25).

4. Jean-Marc Chanelet (3.00:12)

Ai luajti si mbrojtës për Nantes dhe Lyon, ndër skuadra të tjera. Vrapoi në maratonën e Lyon-it 2007 në prag të tri orëve (3:00:12). Ai gjithashtu guxoi me Saintélyon, doajenin e garave ultramaratonë në Francë, që lidh Saint Etener me Lyon-in (69 km), të cilën e përshkoi për 6 orë e 40 minuta.

5. Christian Daily (3.06:26)

Mbrojtësi ndërkombëtar skocez, pjesëmarrës në Kupën e Botës 1998, ka kohën më të shpejtë mes futbollistëve britanikë në Maratonën e Londrës. Për një kohë ishte rekordmeni, derisa Smertin e parakaloi me 3.04. Në vitin 2013, Dailly kaloi vijën e finishit në kohën 3:06:26. Ish-mbrojtësi i Blackburn, West Ham, Rangers dhe Charlton vrapon në distanca të gjata për të mbledhur fonde bamirësie.

6. Kevin Kilbane (3:14:44)

Irlandez dhe më pak i njohuri nga kjo listë. Tifozët spanjollë mund ta mbajnë mend atë sepse ishte ai që ekzekutoi penalltinë e fundit në 1/16 të Kupës së Botës 2002, të cilën Iker Casillas e priti. Ai vrapoi maratonën e Londrës me kohën 3.14:44.

7. Arjen Robben (3:13:40)

Anësori i Real Madridit, Bayern Munich dhe Chelsea, ndër të tjera, Arjen Robben, 38 vjeç, bëri debutimin e tij këtë pranverë në maratonën e shpejtë të Roterdamit. Duke duruar ngërçet muskulore, ai arriti në vijën e finishit me kohën 3.13.40. Dy muaj më parë kishte vrapuar një gjysmë maratone për 1.20.

8. Alvaro Arbeloa (3.15:51)

Edhe pse nuk ishte një përvojë shumë e këndshme për të, Álvaro Arbeloa e përfundoi maratonën e Valencias 2019 për 3:15.51, pasi e kaloi gjysmëmaratonën me kohën 1.25. “Nuk u tërhoqa sepse hotelin e kisha pranë vijës së finishit”, – tha në fund ai.

9. Muzzy Izzett (3.22:36)

Mesfushori i Leicester vrapoi maratonën e tij të parë në vitin 2011, në Londër. Megjithëse kishte planifikuar një finish rreth 3.10 (ajo e vendosur nga ata që e nisin në një nivel të caktuar), ai e përfundoi për 3.22:36.

10. Dwight Yorke (3:31:56)

Ish-sulmuesi i Manchester United i bëri vetes një dhuratë për ditëlindjen e 40-të, disa muaj para se të vraponte Maratonën e Londrës në vitin 2011. Ai e përfundoi at në kohën 3:31:56. Yorke kishte qenë gjithmonë një vrapues i shkëlqyer në distanca të gjata që nga shkolla e mesme, ku herë pas here ishte detyruar të merrte pjesë në distancat e maratonës. Ai e bëri këtë nga motivimi dhe për të mbledhur fonde për fëmijët me dëmtime në shikim.

11. Kaka (3.38:06)

Në debutimin e tij në distancë, ditën kur Eliud Kipchoge theu rekordin botëror, braziliani kaloi Portën e Bradenburgut në Berlin për 3:38:06. Ish-ylli i Madridit dhe Milanit, ndër të tjera, ka mbërritur i lumtur, ndonëse nuk e di nëse do ta përsërisë “eksperiencën”, ka thënë në fund.