Transmetuar më 26-09-2022, 11:43

Korçë- Publikohen pamjet e djegies me zjarr të furgonit në Korçë.
Nga video e siguruar nga Noa.al shihet se si një person afrohet te furgoni, i vë flakën dhe më pas largohet me shpejtësi.
Përfundimisht policia dyshon se në këtë rast djegia ështe e qëllimshme.
Një detaj që mund të ndihmojë policinë është një mjet që largohet me shpejtësi duke dalë nga një rrugë në brendësi të lagjes e që largohet me shpejtësi.
Automjeti tip furgon në pronësi të Renato Torollarit u dogj sot rreth orës 03:00, në lagjen numër 17, Korçë.
Policia po heton rastin në fjalë dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autor-it/ve. noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd