ITALI- Giorgia Meloni ka fituar zgjedhjet e Italisë. Pas shpalljes së rezultateve, liderja e ekstremit të djathtë, iu drejtua popullit italian me një mesazh. Është koha e përgjegjësisë, tha Meloni.
“Kjo është koha e përgjegjësisë, koha kur nëse doni të jeni pjesë e historisë duhet të kuptoni se çfarë përgjegjësie kemi ndaj dhjetëra miliona njerëzve sepse Italia na ka zgjedhur dhe ne nuk do ta tradhëtojmë siç nuk e kemi tradhtuar kurrë. Fakti që Fdi është partia e parë do të thotë shumë gjëra për shumë prej nesh: kjo është sigurisht një natë për shumë prej nesh të krenarisë, të shëlbimit, të lotëve, përqafimeve, ëndrrave"- tha ajo.
Meloni falenderoi aleatët e tij, nga Matteo Salvini te Silvio Berlusconi dhe Maurizio Lupi dhe të gjithë italianët që nuk besuan në mistifikimet.
“Dua të falënderoj Fdi dhe të gjithë stafin, nuk u dorëzuam, nuk zbritëm, e kuptuam si italianët që shkurtesat janë iluzion”.
Meloni e mbylli fjalimin e saj duke cituar Shën Françeskun: Fillo të bësh gjithçka që është e mundur për të zbuluar më pas se ke arritur të pamundurën.
Qendra e majtë raportohet të ketë siguruar 26.5% të votave.
Në Senat, “Vëllezërit e Italisë” partia e kandidates për kryeministre Giorgia Meloni ka siguruar 25.4%, Partia Demokratike 19.3%. Lëvizja 5 Yjet është vlerësuar në 15.9%; Lega me 8.8%; Forza Italia me 7.9%; Veprimi-IV me 7.5; Avs në 3.6%; + Evropa në 3%; Italexit në 2% dhe Unioni Popullor me 1.4%
Për qendrën e djathtë, vendet e fituara në senat variojnë nga 144 në 126, qendra e majtë nga 34 – 46 vende, Lëvizja 5 yjet nga 21 – 33 vende, Action – Italia Viva nga 6 – 12 vende.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd