Transmetuar më 25-09-2022, 14:17

ITALI- E frikshme në në Bolzano. Një avion u detyrua të bënte ulje emergjente në parkingun e një supermarketi në zonën industriale.

Pasojat mund të kishin qenë të rënda, duke pasur parasysh praninë e dyqaneve të shumta në zonë, të mbushura me njerëz. Avioni u ngrit nga një fushë ajrore në San Genesio mbi Bolzano, ndërsa ulja u bë rreth orës 14:30 në një distancë të shkurtër nga aeroporti i Tirolit Jugor, ku ishte drejtuar avioni.

Sipas rrëfimeve të disa dëshmitarëve, avioni goditi me krah çatinë e një ndërtese dhe më pas u ul në rrugën hyrëse në zonën e parkimit të supermarketit në via Buozzi, ku goditi një makinë të parkuar dhe dy makina në lëvizje.

Pilot i avionit ishte një 23-vjeçar nga Tiroli i Jugut, i cili tani do të thirret të shpjegojë dinamikën e ngjarjeve dhe të japë arsyet pse iu desh të bënte uljen emergjente.