Transmetuar më 24-09-2022, 10:51

Serena Williams dhe Roger Federer, dy ikona të sportit, kanë njoftuar tërheqjen e tyre brenda pak javësh. Cannavaro është trajneri i ri i Beneventos, por ai që nuk ka ndërmend të largohet nga Serie B është Gianluigi Buffon, i cili në moshën 44-vjeçare mbron portën e Parmës:

“Vazhdoj të luaj për shumë arsye, por mbi të gjitha sepse ndihem ende i fortë dhe konkurrues. Për kohën time dhe për të ditur sa vlej nuk më duhen 8 Champions League, sepse edhe pa i fituar e di sa i fortë jam. Edhe pse nuk e kam fituar Champions-in nuk është ndonjë dramë”.

Një histori e pafund ajo e Buffon, i cili pasi kishte shijuar marrjen pjesë në pesë Kupa Bote, shpresonte të mund të luante edhe në “Katar 2022”, ose të paktën të ishte i pranishëm: "Ju mund ta shihni që nuk ishte fati. Unë luajta pesë Botërorë, mund të kisha marrë pjesë edhe në dy të tjerë.

Pyesja veten pse duhej të kisha ndaluar… Gjithmonë i shtyj kufijtë e mi, ndoshta në moshën 58-vjeçare mund të luaj të gjashtin Botëror. Berlini dhe Kupa e Botës e fituar? Unë gjithmonë mendoj për këtë, do të kthehemi atje një ditë".

Së fundi një koment për momentin e Juventusit: "Në këtë moment çdo fjalë rrezikon të shihet si polemikë dhe nuk më pëlqen. Edhe kur isha atje ndodhi ta fillonim keq dhe ta përfundonim lart, por është çështje e ADN-së së ekipit dhe lojtarëve individualë. Jo të gjithë kanë ADN-në e Juventusit".