Transmetuar më 24-09-2022, 15:30

Horoskopi javor i Paolo Fox, parashikimet nga 26 shtatori deri më 2 tetor 2022

Horoskopi i Dashit Paolo Fox: Tensionet e vogla në dashuri kthehen mes të sotmes (e diel) dhe të nesërmes (e hënë). Në punë është mirë që të mendoheni mirë se çfarë duhet të bëni përpara se të veproni.

Horoskopi i Demit Paolo Fox: Kjo ditë e fundit e javës fillon mirë në dashuri, Venusi dhe Hëna janë të favorshme. Në punë jo gjithmonë duhet të thoni jo, ndonjëherë duhet të përfshiheni.

Horoskopi Paolo Fox Binjakët: Disa tensione po zbuten,  por shtatori nuk është muaji ideal për ndjenjat. Nëse shihni se jo gjithçka po funksionon mirë në punë, mos u grindni, shtyjeni ndonjë diskutim për në tetor.

Horoskopi i Gaforres Paolo Fox: Një person pranë jush nuk po ju kupton, num arrin të lexojë mendimet e tua dhe as ti pranojë ato. Ajo që duhet të bëni është të ruani gjakftohtësinë sa kohë asgjë nuk është tendencioze. Në punë kërkoni me çdo kusht të angazhoheni, çfarë është ky dell për të punuar? Nuk është gjë e keqe jo, krejt e kundërta!

Horoskopi Paolo Fox Luani: Moment pozitiv për ndjenjat, mos u qëndroni larg mundësive të dashurisë. Në punë veproni në mënyrë metodike dhe merrni një vendim.

Horoskopi i Virgjëreshës Paolo Fox: Në dashuri, gjithçka është në rregull, kjo e diel është një ditë e shkëlqyer për ndjenjat. Hëna është ende në shenjën tuaj. Dhe si ditë e fundit e javës, është i mundur edhe një moment reflektimi për punën.

Horoskopi i Paolo Fox Peshorja: Keni nevojë për një person ku të mbështeteni, për ata që nuk e kanë, kjo është një e diel interesante për njohje të reja. Në punë do të përballeni me sfida.

Horoskopi i Paolo Fox Akrepi: Ka shumë tensione, por këtë të dielë duket më e lehtë për të folur. Nëse keni nisur një punë të re, mos u ndalni apo frenoni që në problemet e para që hasni.

Horoskopi i Shigjetarit Paolo Fox: Bashkëjetesat dhe martesat e sapolindura duhen menaxhuar me kujdes. Për beqarët është një ditë intriguese. Në punë nëse nënshkruani një kontratë,  kuptoni që duhet të bëni edhe ndonjë kompromis.

Horoskopi i Bricjapit Paolo Fox: Kjo është një e diel e mirë, më e mirë se ditët e tjera të javës që po mbyllet. Është gjithashtu një moment i rëndësishëm për punën, një shans i mirë për sukses.

Horoskopi Paolo Fox Ujori: Marsi është i favorshëm, Venusi do të jetë në anën tuaj nga data 29. Historitë jozyrtare së shpejti mund të bëhen legale dhe të ditura për shumëkënd. Ka njëfarë nervozizmi në punë.

Horoskopi i Peshqve Paolo Fox: Mëngjesi i nënshtrohet pak stresit, mos i ndërlikoni gjërat duke nisur diskutime të kota në dashuri. Në punë, rikuperimi është i sigurt, por ka ende një klimë tensioni që s’po mbaron. /noa.al

Horoskopi javor i Paolo Fox, parashikimet nga 26 shtatori deri më 2 tetor 2022