Transmetuar më 24-09-2022, 08:49

TIRANË- Deputeti i PD, Dashnor Sula, ka bërë bashkë Deputetët e Partisë Demokratike.

Ata janë mbledhur bashkë, këtë herë jashtë "uniformës politike", pasi në fundjavë deputeti Dashnor Sula martoi vajzën e tij.

Në fotot e publikuara në rrjetet sociale nga deputeti Kreshnik Çollaku shihet se në gëzimin e Sulën janë bërë bashkë deputet nga të dyja frontet e PD.

"Rrofsh o Dashi që na mblodhe", shkruan Çollaku përkrah fotove ku shihet nën shoqërinë e Agron Gjekmarkaj, Luçiano Boçit, Gazmend Bardhit, Enkelejd Alibeajt, Grida Dumës etj.

Mesa duket të gjithë kanë bërë paq dhe kanë lënë mënjanë qëndrimet e tyre brenda Partisë Demokratike për tju bashkuar kolegut të tyre në këtë ditë të shënuar.