Transmetuar më 23-09-2022, 18:29

TIRANË- Dy mjekë dhe një infermiere janë vënë në pranga pasditen e sotme te Spitali i Traumës në Tiranë.

Në njoftimin zyrtar bëhet me dije se, përveç reanimatorit Fitim Marku, janë vënë në pranga edhe dy punonjëse të tjera të këtij spitali. Bëhet fjalë për K.B. me deryrë infermiere; dhe S.B., me detyrë mjeke. Në njoftim theksohet se tre të arrestuarit merrnin shuma të konsiderueshme parash nga pacientë të ndrydhëm për kryerjen e skanerave pranë Spitalit të Traumës në Tiranë.

Në njoftimin zyrtar Prokuroria informon se ‘pas një pune hetimore disa javore me metoda speciale të hetimit, nën dtejtimin e Prokurorisë se Rrethit Gjyqësor Tiranë, u finalizua operacionit policor ‘Skaneri’. Nga veprimet hetimore u kap në flagrancë dhe u bë shoqërimi në ambientet e drejtorisë vendore të policisë Tiranë, i Fitim Marku me profesion mjek reanimator; K.B. me deryrë infermiere; dhe S.B., me detyrë mjeke.

Nga hetimet e kryera deri më tani, rezultonte se këto shtetas, merrnin shuma të konsiderueshme parash nga pacientë të ndryshëm për kryerjen e skanerave pranë Spitalit të Traumës në Tiranë. Hetimet vazhdojnë për dokumentimin e veprimeve të tjera të kryera edhe nga personel tjetër mjekësor i përfshirë në këtë skemë korupsioni’.

Operacioni u zhvillua këtë mesditë në spitalin e Traumës me ndihmën e një agjenti të infiltruar. Ky i fundit ka qenë personi që ka bërë pazaret me Markun dhe në momentin që do t’i jepte 20 mijë lekë ryshfet, efektivët kanë ndërhyrë dhe kanë arrestuar reanimatorin. Tashmë tre të prangosurit do të merren në pyetje dhe pritet të zbardhen akoma më shumë detaje nga hetimet.