Transmetuar më 23-09-2022, 17:47

KORÇË- Përfshihet nga flakët rrobaqepsia në Korçë.

Ngjarja ndodhi reth orës 16:50, në lagjen nr. 9, Korçë, rruga “1 Maji”.

Një zjarr ka përfshirë një godine rrobaqepësie.

Për pasojë ka vetëm dëme materiale, nuk ka njerëz të lënduar.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit, ku paraprakisht dyshohet se mund të ketë rënë aksidentalisht si pasojë e një mase në rrjetin elektrik.