Transmetuar më 23-09-2022, 11:57

Traditat në dasmat shqiptare janë nga më të ndryshmet. Hedhja e lekëve për çiftin pothuaj është e shprehur në të gjitha trojet, Shqipëri, Maqedoni e Veriut, Kosovë etj, por edhe në vendet ku ndodhen emigrantët.

Një dasmë në Kosovë ka lënë me gojë hapur të gjithë të ftuarit por veçanërisht çiftin.

Në dasmën e vajzës së dëshmorit shqiptar nga Kosova, Besim Tiku, nusja Ilirjana Tiku, u surprizua nga xhaxhallarët me një çek prej 58 mijë euro.

Ilirjana ishte vetëm 3 muajshe kur i vdiq babai, teksa në ditën e dasmës mori 5822622 euro.

Një ndihmë e madhe për të startuar një jetë të re.