
TIRANË- Vrau kolegun e punës, mbyllen hetimet për ish-efektivin Ludjan Zaimi. Prokuroria e Tiranës ka njoftuar se hetimet për rastin në fjalë janë mbyllur.
Burime hetimore pohuan se Zaimi rrezikon 30 vite deri në burg përjetë, sipas nenit 79/b.
Çaush Saliasi humbi jetën në Spitalin e Traumës si pasojë e plagëve të rënda në organet jetësore. Ndërkohë që autori, i cili prej më shumë se një viti ishte rekrutuar në Policinë e Shtetit është shprehur se shkak për sherrin ishte bërë tallja dhe bullizimi nga kolegu i tij, Saliasi.
Sherri mes efektivëve të Policisë së Shtetit, njëri prej tyre ka ndërruar jetë mbrëmjen e sotme për shkak të përplasjeje banale që ka ndodhur mes tyre. Çaush Saliasi ka shkuar në spital në gjendje të rëndë për jetën, pas plumbave që u ka dhënë Ludian Zaimi por nuk u ka mbijetuar dot plagëve të marra, duke ndërruar jetë në spital.