Transmetuar më 22-09-2022, 19:15

Tiranë- Kafshët të imponojnë një dashuri të sinqertë. Njeriu lidhet shumë me kafshët, aq sa shopesh kjo miqësi është e pandashme.

Por ka edhe nga ata që i keqtrajtojnë.

Një video e rëndë po qarkullon me shpejtësi në rrjetet sociale.

‘Ndihma e kafshëve në Shqipëri’ por dhe adresa të tjera në ndihmë të kafshëve në vend kanë ndarë në rrjetin social ‘Instagram’, një video të një vajze të re, e cila tenton të mbysë kotelen e vogël.

Në video shihet qartë se vajza e merr kotelen në dorë, e përkëdhel e më pas e përplasme fuqi në mur. Nuk dihet nëse kotelja ka ngordhur pasi vajza vjen shumë pranë kamerës e nuk shihet qartë se ç’ndodh më pas.

Ngjarja ka ndodhur në Brakë të Tiranës, ndërsa faqja shkruan se vajza do të denoncohet nga banorët e zonës në polici.