Transmetuar më 22-09-2022, 09:25

ITALI- Një tragjedi i ndodhi një familje shqiptare në Greqi. Një vogëlushe humbi jetën ndërsa po luante me shilarëse pranë shtëpisë.

Prindërit e Alesia Prendit, 12-vjeçares janë të shkatërruar. Mediat italiane kanë intervistuar çiftin shqiptar. Babai nuk e beson ngjarjen e ndodhur dhe kërkon që autoritetet të hedhin dritë mbi këtë çështje.

Qirinjtë dhe lulet janë vendosur në këmbët e rrapit, ku humbi jetën vogëlushja. Babai përjashton çdo hipotezë për bullizëm mirëpo ai ka shprehur çudi nga nga gjatësia e lakut me pozicionin e trupit që prek tokën e deri tek fakti që nëna, pavarësisht se ishte afër dhe e kishte parë disa minuta më parë, nuk ka dëgjuar asgjë, as një ulërimë, një rënkim.

Prokurori ka hapur një hetim për këtë çështje. Të shtunën kufoma do të dërgohet në Shqipëri për varrim, por kjo, nënvizon babai, familja dhe miqtë nuk do të ndalojë kërkimin për të vërtetën.

Alessia ishte duke luajtur në një lisharëse pranë shtëpisë në San Pelino, qytezë e Avezzano në Abruzzo të Italisë, kur struktura e drunjve u shemb papritur duke e zënë poshtë të voglën.