Transmetuar më 21-09-2022, 23:32

Eda dhe Alba janë në një marrëdhënie romantike prej 12 vitesh. Historia e tyre u tregua sonte në “Goca dhe Gra” teksa vajzat rrëfyen sesi janë njohur dhe sesi e pritën të tjerët lidhjen e tyre.

Dashuria e tyre është pagëzuar me dy binjake, por jo çdo gjë ka qenë e lehtë për lidhjen e tyre, që shoqëria e ka të vështirë ta pranojë.

Ato treguan se u njohën 12 vite më parë në një festë të komunitetit LGBT, dhe ishte dashuri me shikim të parë, transmeton TCH.

“Jemi njohur në një festë në 2010. Alba më shikonte mua, dhe i kam parë çdo gjë. I them shokut tonë të përbashkët që do doja shumë ta njihja atë vajzë. Ishte festë e komunitetit LGBT. Ishte dashuri me shikim të parë dhe mendova se do jetë personi im i jetës”- tregoi Eda.

“Unë nuk e dija çfarë ishte. Isha 8 vjeçe kur kam rënë në dashuri me infermieren se isha sëmurë. Kur pashë Edën kisha tre ditë që isha ndare nga ishja ime. Mendoja se isha e dashuruar me atë dhe kur pash Edën, kuptova që nuk kishte qenë dashuri. Në festën e parë isha goxha e re dhe kishte shumë që më gjuanin. Vetëm jemi takuar pastaj dhe kemi folur. Shoqëria ime e ka pritur mirë”- tha Alba.

Alba tha se ato prezantoheshin si shoqe të ngushta, derisa dolën hapur, tashmë edhe në media.

“Dola hapur para familjes se isha lodhur me gënjeshtrat. I thoja familjes jam me shoqen, por kjo e ka një kufi prandaj dola hapur”- tregoi ajo në Goca dhe Gra.