Transmetuar më 20-09-2022, 14:15

New- York Richard Grenell mbetet një mbështetës i flaktë i Vuçiç.

Në një shënim në “Twitter” të martën, Grenell theksoi se Vuçiç do të intervistohet nga media amerikane “Newsmax”.

SHBA- Ish i dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell ftoi bashkëqytetarët e tij që të “zgjohen” dhe ta ndjekin një intervistë të presidentit serb, Aleksandër Vuçiç, i cili po qëndron në New York.

Kjo nuk është hera e parë, që Grennell ka shfaqur hapur mbështetjen për të presidentin serb. Në prill të këtij viti, ku Aleksandër Vuiçiç fitoi zgjedhjet në Serbi, ish i dërguari për dialogun, u shpreh se do të ketë miqësi të fuqishme "për të bërë punë së bashku".

Tune in to @newsmax at 8 am Tuesday for our interview with Serbian President @avucic.@RobFinnertyUSA pic.twitter.com/1dgijt9B6U

— Richard Grenell (@RichardGrenell) September 19, 2022