
TIRANË- Vrau vëllanë dhe bashkëshorten në biznesin e tyre, Arsen Muskurti ankimon vendimin e masës së arrestit me burg.
Në ankimin e dorëzuar në gjykatë nga avokati, kërkohet që të kryhet akt ekspertimi i shëndetit mendor.
Vrasja e dyfishtë e Alban dhe Nora Muskurtit ndodhi pasditen e 30 gushti në kryeqytet. 38-vjeçari Arsen Muskurti vrau me armë zjarri Alban dhe Nora Muskurtin brenda biznesit të tyre, pas konflikteve të vazhdueshme për pronat. Muskurti u la në arrest me burg nga Gjykata e Tiranës dhe ndaj tij janë ngritur dy akuza: “Vrasja në rrethana cilësuese” kundër dy ose më shumë personave dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





