Transmetuar më 19-09-2022, 21:19

TIRANË- Kompozitori dhe këngëtari Pirro Çako, u bë baba një vit më parë.

Lajmi i ardhjes në jetë të Amadeus u mbajt në fshehtësi të madhe nga këngëtari, por ishin miqtë e tij të cilët ndanë lajmin e ardhjes në jetë të tij. Pirro u bë baba për herë të dytë pas 3 dekadash, në moshën 54 vjeçare. Djali i tij i madh quhet Anthony.

Portali Story.al ka publikuar fotot e para të këngëtarit së bashku me djalin e tij të vogël, teksa po kalon një ditë të bukur me të dhe gruan e tij. Ai shihet duke e mbajtur në krahët e tij, teksa shëtisnin në oborrin e një hoteli të njohur në qendër të Tiranës.

Lidhja e dashurisë së tij u bë publike gjatë pjesëmarrjes në një darkë VIP, nga shoku i tij i ngushtë Ardit Gjebrea. Gruaja e tij punon si kancelare dhe është 20 vite më e re se ai.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd