Transmetuar më 19-09-2022, 17:26

HIMARË- Një zjarr në fshatin Shën Vasil të Himarës është ndezur pasditen e sotme. Mësohet se zjarri ka përfshirë zonën me ullishte të këtij fshati.
Flakët janë shumë pranë shtëpive të banorëve dhe favorizimi nga era po i afron më shumë akoma. Drejt flakëve janë nisur autoritetet zjarrfikëse ndërkohë që banorët me mjete rrethanore po punojnë për izolimin e flakëve.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





