Transmetuar më 19-09-2022, 12:45

Disa orë pas gjestit të keq, daljes me karton të kuq dhe lënien e skuadrës së tij me 10 lojtarë për shumë minuta, tifozët e Juventusit nuk e kanë harruar atë që ndodhi.

Madje, ka gjasa që postimi i Jorgelina Cardoso, bashkëshortes së Angel Di Maria, i shkruar mbrëmjen e së dielës dhe i hedhur për ndjekësit në pritje, të ketë pak dobi.

“Të bësh gabime iu ndodh të gjithëve, të pranosh gabimin dhe të kërkosh falje është një virtyt i disave… Vazhdo të punosh gjithmonë, pa mëdyshje”.

Nuk ka dyshim, në fakt, se “Fideo”, pas 40 minutave të pakta ndaj Monza do të arrijë në SHBA, ku Argjentina e tij do të luajë një miqësore në përgatitje për Kupën e Botës, kundër Hondurasit.

Problemi është aty, nuk ka shpëtim. Sepse, pa paragjykuar ndikimin e argjentinasit në fatet e Juventusit dhe duke pranuar se në momentet shumë të rralla, në të cilat bardhezinjtë ndezën në fillim të sezonit, e bëri këtë para së gjithash falë imagjinatës së ish-it të PSG.

Dyshimi që graviton rreth një pjese të mirë të tifozëve është se “Fideo” ka parashikuar vetë-menaxhimin e muskujve të tij, që do ta çojnë sa më në formë në Kampionatin Botëror të Katarit. Kujdes! Është shumë e padëshirueshme të tërhiqesh nga vala e pesimizmit akut që dominon zemrat e juventinëve ditët e fundit.

Është e vërtetë se Di Maria në Francë ishte mësuar të luante përpara, së bashku me Messin dhe Neymar. Para se të zbarkonte në Torino ai nuk e dinte kuptimin e shprehjes "fazë mbrojtëse", duke u përshtatur me zakone të panjohura.

“Fideo” gaboi ndaj Monza, i mori koka erë, por kërkoi falje me përkushtim, duke marrë përsipër të gjitha përgjegjësitë e disfatës në Brianza, por duhet të bëjë më shumë.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd