Transmetuar më 19-09-2022, 11:09

Një fanellë e veshur nga ikona e basketbollit Michael Jordan gjatë ndeshjes hapëse të finaleve të NBA në vitin 1998 është shitur për një rekord prej 10.1 milionë dollarë. Kjo është relikja sportive e veshur gjatë lojës që shitet më shtrenjtë në histori.

Shtëpia e ankandeve “Sotheby’s” thotë se ankandi” tërhoqi interes të madh nga koleksionistët: “I ngjante një sezoni sportiv, i kronizuar në dokumentarin e Netflix, ‘The Last Dance’, që e pa Jordan të fitonte titullin e tij të gjashtë dhe të fundit në NBA”.

“Sotheby’s tha se fanella e Jordan, veshur me Chicago Bulls, tërhoqi gjithsej 20 oferta. Kreu i veshjeve të rrugës dhe koleksioneve moderne të “Sotheby’s”, Brahm Wachter, nënvizoi se ofertuesit ishin të etur për të zotëruar një pjesë të rrallë të histories së basketbollit:

“Rezultati rekord i këtij ankandi e forcon Michael Jordan si G.O.A.T i padiskutueshëm, duke dëshmuar se emri dhe trashëgimia e tij e pakrahasueshme janë po aq të rëndësishme sa gati 25 vite më parë”. G.O.A.T është një akronim për më të mëdhenjtë e të gjitha kohërave në sport.

A graded copy of a June 1998 Sports Illustrated magazine, which features the jersey.

Fanella tejkaloi rekordin e mëparshëm prej 9.28 milionë dollarësh, të paguar për një të veshur nga ylli i futbollit Diego Maradona në Kupën e Botës 1986. Ajo u hodh në ankand me një revistë “Sports Illustrated” të qershorit 1998, e cila shfaq Jordan në kopertinë.

Ky i fundit shihet nga shumë njerëz si basketbollisti më i mirë në histori. Ai e kaloi pjesën më të madhe të karrierës me Chicago Bulls, u bë një ikonë globale dhe ndihmoi në ngritjen e profilit të NBA në mbarë botën.

Edhe pse Chicago Bulls humbi ndeshjen hapëse të finaleve të NBA kundër Utah Jazz, fitoi tri ndeshjet e ardhshme. Më pas, Utah Jazz fitoi ndeshjen e radhës me dy pikë avantazh. Në ndeshjen e gjashtë, Jordan e çoi Chicago Bulls në rezultatin 87-86 me vetëm 5.2 sekonda të mbetura dhe siguroi titullin e tij të fundit në NBA.

Kjo përmbysje u brohorit nga tifozët e basketbollit në mbarë botën. Jordan ishte tërhequr papritur nga basketbolli në tetor 1993, pas vrasjes së babait të tij në Karolinën e Veriut. Ylli kishte fituar shtatë tituj si pikashënues dhe udhëhoqi Chicago Bulls drejt fitimit të tri kampionateve radhazi. Jordan, i cili tani është 59 vjeç, e tërhoq nga basketbolli më 2003.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd