
Rasti i ndarjes mes Francesco Totti dhe Ilary Blasi ishte në qendër të episodit të “Domenica In”, transmetuar më 18 shtator në “Rai Uno”. Mara Venier intervistoi Roberto D’Agostinon, i pari që dha lajmin e ndarjes në Dagospia.
Gazetari zbuloi detaje të reja të historisë: "Ata kishin qenë në krizë prej të paktën pesë vitesh. Kur u largua nga futbolli, Totti përjetoi një moment dëshpërimi, ndërsa karriera e Ilary mori hov. Kur doli emri i Noemi, gruaja e pyeti ish-kapitenin e Romës përpara fëmijëve të mëdhenj se çfarë është kjo histori.
Totti e mohoi, por në fakt gjithçka ishte thyer tashmë. Ata vendosën të ndaheshin me një deklaratë të përbashkët, që do të lëshohej pas përfundimit të shkollës së fëmijëve. Megjithatë, fotot i Noemi dhe Totti dolën më herët, ndaj Blasi u zemërua shumë. Kjo është arsyeja e dy deklaratave për shtyp, jo e një të tille të përbashkët, sikurse kishin rënë dakord në fillim.
Të dy, Totti dhe Ilary kanë prova shkatërruese për t’i sjellë në gjyq, – shtoi D’Agostino. – Ai gjeti mesazhe erotike në celularin e Ilary, kur ia kontrolloi. Më pas mori videon në të cilën Ilary fokusohet duke marrë Rolex nga kasaforta. Do të jetë një process gjyqësor shkatërrues për të dy".
Alex Nuccetelli, një mik i vjetër i ish-futbollistit, mohoi betimin e pretenduar të Tottit: "Francesco nuk betohet për fëmijët e tij. Ai ka pasur gjithmonë respekt të madh për Ilary dhe familjen e tij".
Megjithatë, PR romak konfirmoi krizën e thellë mes Totti dhe Ilary, e cila me sa duket shpërtheu përpara se Noemi Bocchi të hynte në jetën e “Pupone”: "Çifti kishte probleme të tjera për vite me radhë. Besoj se kriza filloi menjëherë pas lindjes së Isabela (në vitin 2016). Fundi i futbollit ishte një dëshpërim i madh për Francesco, ai u ndje i vetëm”.