Transmetuar më 19-09-2022, 07:46

GREQI- Kreta nuk ka qetësi. Një tërmet me magnitudë 4.3 ballë të shkallës Rihter ka goditur mëngjesin e sotëm ishullin. Epiqendra e lëkundjeve sizmike ndodhej 15 km larg në juglindje të Zakros.

Epiqendra e tërmetit ka qenë në zonën detare në juglindje të Zakros dhe thellësia fokale është llogaritur në 9.7 km.

Sipas Institutit Sizmologjik Euro-Mesdhetar magnituda u llogarit 4 Rihter, duke bërë të ditur një epiqendër prej 44 km në lindje të Sitisë. Deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd