Transmetuar më 18-09-2022, 23:27

FRANCË- Kampionët e Francës fitojnë 1-0 ndaj Lyon.

Në minutën e 4 Messi kombinon mirë me Neymar dhe me një të majtë në zonë shënon 1-0 duke mposhtur Lopes. La Pulce provon sërish në 15′ por këtë herë portieri ia del të neutralizojë atë tentativë, si dhe në minutën e 33′ me rastin e Mbappé-s.

Në pjesën e dytë vendasit nuk ia dalin dot të bëjnë diçka dhe PSG administron qetë rezultatin 1-0. Humbja e tretë radhazi për Lyon dhe shkon kështu në vendin e gjashtë me 13 pikë.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd