Transmetuar më 18-09-2022, 23:04

SHKODËR- Biseda e fundit që 19-vjeçari Erjon Xhenje me babanë e tij ka qenë pak minuta para se ka ekzekutonin. Babai e kishte marrë në telefon dhe i kishte kërkuar që të shkonte në shtëpi pasi jashtë po errësohej.

"Ku je, hajde në shtëpi se po errësohet", mësohet ti ketë thënë babai Erjonit.

Para policisë ai deklaroi se djali nuk kishte konflikte me asnjë person, por të gjitha problemet i kishte nga kushurinjtë e tij.

Një skenë prekëse ndodhi kur ai erdhi në lokal. Fillimisht është futur në lokal për të identifikuar djalin dhe më pas ka dalë jashtë duke qarë i ndihmuar nga policët që i jepnin kurajo.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd