
FRANCE – Mund të bëhesh protagonist edhe për keq. Jean-Clair Todibo është bërë rekordmen në Francë dhe në mbarë botën e futbollit për daljen e tij të shpejtë nga fusha në ndeshjen mes skuadrës së tij, Nice, kundër Angers.
Mbrojtësit francez iu deshën vetëm 9 sekonda për t’u përjashtuar nga takimi. Sapo gjyqtari fishkëlleu, Angers u hodh në sulm dhe Todibo, si njeriu i fundit në prapavijë, e pengoi sulmuesin mysafir kur ai ishte përballë golit.
Arbitri Bastien Dechepy dha një goditje dënimi dhe menjëherë i dha kartonin e kuq francezit. Ky është largimi më i shpejtë në Ligue 1. Ky veprim u ndëshkua me një karton të kuq të drejtpërdrejtë, duke e bërë Todibon, rekordmenin për dëbimin më të shpejtë në historinë e futbollit.
Ky është gjithashtu dy kartoni i dytë i kuq për Todibo këtë sezon, pasi ai mori një tjetër në humbjen 1-0 të Nice nga Clermont muajin e kaluar.
Jean-clair Todibo 9 second red card Vs Angers pic.twitter.com/nusWC5Vyhz
— Football #2 (@football34_2) September 18, 2022