Transmetuar më 18-09-2022, 12:46

Mirditë- Shkrepën armët pas një konflikti, vihen në pranga nga policia.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Mirditë kanë arrestuar në flagrancë shtetasit G. Gj., 28 vjeç, banues në Mirditë dhe P. P., 39 vjeç, banues në Mirditë, për veprat penale "Kanosja" dhe “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municioneve".

Arrestimi i tyre është bërë pasi gjatë konfliktit për motive të dobëta, të ndodhur ditën e djeshme, shtetasi G. Gj. dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri për të kanosur shtetasin P. P. Më pas, shtetasi P. P. dyshohet se ka shkuar në banesën e shtetasit G. Gj. dhe ka kanosur familjarët e tij, me armë zjarri.

Vijon puna për gjetjen dhe sekuestrimin e armëve të zjarrit që posedonin 2 të arrestuarit.

Materialet procedurale janë referuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd