Transmetuar më 17-09-2022, 23:29

UKRAINË- Sulmohet autokolona e të dërguarit të Papës në Ukrainë. Kardinali Konrad Krajewski dhe dy peshkopë të tjerë janë përballur me një sulm me armë që u krye ndaj autokolonës së tyre në rajonin e Zaporizhzhas në Ukrainë.

Gjatë një ndalese, ku do të shpërndaheshin ndihma, makina e kardinalit, u qëllua me armë. Ai së bashku me dy klerikët e tjerë arritën të strehoheshin në një vend të sigurt dhe nuk pësuan lëndime.

“Për herë të parë në jetën time nuk dija ku të futesha,”- tha kardinali nga Zaporizhzhia.

Kardinali Konrad Krajeëski është pjesë e sektorit të shpërndarjes së ndihmave dhe i dërguari i Papa Françeskut. Kjo ishte hera e katërt që ai shkonte në Ukrainë që nga nisja e luftës në muajin shkurt.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd