Transmetuar më 17-09-2022, 19:19

Mirditë- Të shtëna me armë zjarri në Mirditë.

Në Klos, Njësia Administrative Fan, dyshohet se shtetasi Klodian Gjoka pas një konflikti me shtetasin Pashk Prenga dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri.

Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar shtetasin Pashk Prenga për tu marrë në pyetje në lidhje me rrethanat e ngjarjes.

Shtetasi Klodian Gjoka është shpallur në kërkim dhe vijon kontrolli i zonës nga shërbimet e Policisë vendore dhe dy grupe të FNSh-së, me qëllim kapjen e tij.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet hetimore me qëllim zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd