Transmetuar më 17-09-2022, 14:54

Durrës- Një 32-vjeçar është arrestuar në Kavajë, pasi ushtroi dhunë ndaj vëllait të tij dhe kanosi nënën e tyre.
Ngjarja ndodhi mbrëmjen e djeshme, kur I. C., 32 vjeç, ishte nën efektin e alkoolit.
Gjatë arrestimi ai gjithashtu ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e Policisë, si dhe ka dëmtuar automjetin e shërbimit.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme. (noa.al/M.D)
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





