
Nisja e “Dance With Me” po afron dhe së fundmi janë zbuluar anëtarët e jurisë. Faqja zyrtare e spektaklit në Instagram ka konfirmuar se Ilir Shaqiri dhe Klaudia Pepa do të jenë dy prej tyre, por e gjeni dot kush tjetër?
Producenti, aktori dhe moderatori i njohur Ermal Mamaqi do të jetë gjithashtu anëtar jurie. "Merr fund pritja! Aktor, producent, me nuhatje edhe ne boten e biznesit Ermal Mamaqi vjen si pjese e jurise se show-t me te madh te kercimit ne Shqiperi "Dance With Me", thuhet në njoftim.
Ermali është emri surprizë, sepse Klaudia dhe Iliri ishin përfolur dhe më parë në rrjet ndonëse vetëm tani janë konfirmuar.
A post shared by Dance TV Show (@dancewithme.albania)
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





