Transmetuar më 16-09-2022, 22:28

SHBA- Mjeti nis të lëvizë pa drejtim pasi gruaja në timon humb ndjenjat. Por një grup qytetarësh u organizuan ‘si me komandë’ pasi dolën nga automjetet e tyre për ta ndihmuar.

Ngjarja ndodhi në një kryqëzim të mbushur me makina pranë plazhit Boynton Beach, Florida, një zonë mjaft e populluar dhe që ka lëvizje të shumta.

Pamjet janë publikuar së fundmi në rrjet. Por ajo që spikati ishte gatishmëria e njerëzve për t’i ardhur në ndihmën zonjës Laurie Rabyor. Ajo tha se kishte probleme me zemrën dhe tensionin e gjakut. Ajo u shpreh se kishte tentuar të ndalte makinën por nuk ia kishte dalë dot.

Personi i parë që doli për të dhënë alarmin ishte një grua që po drejtonte makinën përkrah saj, e cila shihet në video duke vrapuar e alarmuar ndërkohë video është vlerësuar si frymëzim uniteti mes banorëve.