Transmetuar më 16-09-2022, 18:48

BRITANI-   Ka edhe sakrifica të kësaj natyre! Tre modele që po marrin pjesë në konkursin Miss BumBum në Mbretërinë e Bashkuar njoftuan të mërkurën se do të bëjnë një “agjërim seksi” për të nderuar monarken e ndjerë, e cila vdiq javën e kaluar në moshën 96-vjeçare.

Andréa Sunshine, modelja që përfaqëson Londrën, postoi deklaratën e saj në Instagram për 150,000 ndjekësit e saj, duke thënë se do të angazhohet në "abstinencë seksuale" gjatë kohës së zisë citon NYP. 

“Unë do të mbaj zi për një javë për të gjithë ata që e respektuan dhe e donin atë”, ka shkruar modelja bionde.

“Kështu që do ta vendos veten në abstinencë seksuale për këtë kohë zie! Zoti e prehte ne paqe shpirtin e saj. #ripmajesty #london #uk", shton ajo.

Deklarata e saj u bë shpërnda nga modelja e Mançesterit, Mikaelly, e cila po ashtu shkroi se do të mbajë "agjërim seksi" në nder të Mbretëreshës Elisabeth II.

“Në zi për Mbretëreshën Elisabeth do të qëndroj 1 javë pa seks”, shkroi modelja.

Një modele e tretë, Bianka Cabral, gjithashtu ra dakord për pauzën e seksit, duke u thënë 594,000 ndjekësve të saj se ajo gjithashtu do të mbajë zi për monarken e ndjerë.