
Itali- Të paktën gjashtë të vdekur dhe tre të zhdukur janë regjistruar nga moti i keq që ka gjunjëzuar Ankonën në Itali.
Mediat italiane raportojnë se katër viktima janë raportuar në Ostra, një në Trecastelli dhe një në Barbara, ndërkohë që 3 persona rezultojnë të zhdukur, mes tyre një nënë me foshnjën e saj që thuhet se janë të tërhequr zvarrë nga furia e ujit dhe baltës me makinë.
Bashkia e Cantiano, një qytet me pak më shumë se 2 mijë banorë në provincën e Pesaros dhe Urbinos, ishte vendi që u godit shumë nga përmbytjet, pasi shirat e dendur kthyen rrugët në përrenj të vërtetë, duke tërhequr zvarrë makinat. Por moti i keq ka përfshirë edhe mjaft zona të tjera.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





