Transmetuar më 16-09-2022, 07:38

Humb jetën në Llixhat e Elbasanit një i ri.

Viktima është Alban Pashollari, 34 vjeç.

Dy të rinj nga Yzberishti kanë ardhur në Llixha të Elbasanit dhe janë akomoduar në një hotel.

Ata kanë shkuar në vaskën e hotelit por 34 vjeçari ka pasur përkeqësim.

Menjëherë shoku i tij ka kërkuar ndihmë dhe ai u transportua për në spital, por nuk mundi të shpëtonte.

Pronarët e hotelit janë shprehur se djemtë kanë hyrë ilegalisht në vaska pasi ato mbyllet që në orën 19.00.

Në vendin e ngjarjes shkoi grupi hetimor që po punon për zbardhjen e rrethanave. noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd