Transmetuar më 15-09-2022, 21:09

SERBI- Nënkryetarja e Parlamentit të Maqedonisë ka kërkuar arrestimin e deputetit shqiptar, Shaip Kamberi.

Kamberi është i vetëm shqiptar në Parlamentin e Serbisë, por ai u kërcënua me arrestim apo dëbim nga nënkryetarja e Kuvendit serb, Snezhana Paunoviç. Kamberi me anë të një postimi në Facebook tregon se ky kërcënim erdhi pas fjalimit të tij që bëri një ditë më parë për Kosovën në parlamentin serb.

“Nëse kemi gabuar me lirimin e Albin Kurtit nga burgu, mos të gabojmë me mosarrestimin e Shaip Kamberit”, ka deklaruar dje, në seancën parlamentare ku u debatua për dialogun Kosovë-Serbi, deputetja e Partisë Socialiste të Sllobodan Millosheviqit, Snezhana Paunoviq. “Nëse nuk është e mundur kjo ta shpërngulim nga këtu” ka vazhduar ajo," shkruan Kamberi.

Po ashtu, Kamberi theksoi se të flasësh të vërteten rreth Kosovës në parlamentin serb të kërcënojnë se do të djegin në turrën e druve.

Postimi i Plotë i Kamberit:

“Toka sërish do të rrotullohet” "Nëse kemi gabuar me lirimin e Albin Kurtit nga burgu, mos të gabojmë me mosarrestimin e Shaip Kamberit", ka deklaruar dje, në seancën parlamentare ku u debatua për dialogun Kosovë-Serbi, deputetja e Partisë Socialiste të Sllobodan Millosheviqit, Snezhana Paunoviq. “Nëse nuk është e mundur kjo ta shpërngulim nga këtu” ka vazhduar ajo. Kishte propozuar arrestimin tim sepse një ditë më parë, gjatë fjalimit tim rreth Kosovës, kisha theksuar domosdoshmërinë e udhëheqjes së politikës me ambicie realiste. Zonja Paunoviq kërkon të arrestohet deputeti i cili në seancën parlamentare, duke shfrytëzuar lirinë e mendimit dhe shprehjes – liri kjo e “garantuar” me Ligjin për Kuvendin – rreth një pike të rendit të ditës duke kërkuar udhëheqjen e politikës së ballafaqimit me realitetin.

Kur është në pyetje Kosova, inkuizicioni në Serbi që moti ka marrë hov, duke i cilësuar tradhëtar apo armiq të Serbisë ata që hapur flasin cili është realiteti rreth Kosovës. Sot, ky inkuizicion është bërë edhe parlamentar. Po fole të vëretën të kërcënojnë se do të djegin në turrën e druve. Kjo është ajo që ka ka kërkuar deputetaja Paunoviq – nënkryetare e parlamentit. Inkuizicioni romak e kishte dënuar Xhordano Brunon, për herezi, me akuzën se ka “mohuar disa doktrina themelore katolike”. Heretikët parlamentar serb po bëjnë të njëjtën. Më vjen keq për kokëfortësinë e tyre të refuzimit të realitetit rreth Kosovës. Politika serbe karshi Kosovës vazhdon të mbetet dogmatike jo realiste. E vëreteta mund të jetë e hidhur por nuk duhet ta mohosh. Me apo pa mua “toka do të vazhdojë të rrotullohet”. Me apo pa mua, Kosova do të mbetet e pavarur.