Transmetuar më 15-09-2022, 17:35

Ministria e Shëndetësisë, ka bërë publik bilancin për 24 orët e fundit lidhur me situatën e Covid-19 në vend.  Nuk është shënuar asnjë humbje jete në 24 orët e fundit.

Ndërkohë janë kryer 720 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 89 qytetarë, në këto bashki:

37 në Tiranë, 8 Shkodër, 6 në Fier, nga 5 qytetarë Gjirokastër, Berat, nga 3 qytetarë Durrës, Vlorë, Sarandë, nga 2 qytetarë Mallakastër, Korcë, Skrapar, 1 pacient në Tropojë, Kurbi, Krujë, Kamëz, Dibër, Mat, Divjakë, Selenicë, Përmet, Tepelenë, Memaliaj, Poliçan, Gramsh.

Janë 1,152 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 11 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2.

Janë shëruar 107 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 325,500 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (15 Shtator 2022) Raste të reja ditore 89 Të shëruar në 24 orë 107 Të shtruar në spitale 11 Humbje jete në 24 orë 0 Testime ditore 720

Testime totale 1,973,008 Raste pozitive 330,238

Raste të shëruara 325,500 Raste Aktive 1,152 Humbje jete 3,586

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 497 Shkodër 123 Durrës 113 Elbasan 95 Fier 82 Vlorë 59

Korçë 47 Gjirokastër 46 Berat 47 Dibër 22 Lezhë 14 Kukës 8