Transmetuar më 15-09-2022, 09:21

Të hënën ka nisur sezoni i ri i emisionit të dashurisë “Për’puthen”. Fillimisht u prezantuan vajzat konkurrente dhe më pas djemtë. Kësaj radhe do të jenë këta të fundit që do të zgjedhin vajzat për të dalë në takim.

Petro ishte konkurrenti i katërt në “Për’puthen”, i cili zgjodhi një mënyrë të veçantë për të shkuar në studio. Ai është me profesion kamionist dhe nuk kishte si të vinte ndryshe veçse me kamion.

Petro Pacaj nga Kruja është 30 vjeç dhe banon në Tiranë. Ardhja e tij solli debat mes dy vajzave, Edës dhe Xhenit.

Pjesë nga debati:

Xheni: A do ta lije profesionin për dashurinë?

Petro: Nuk e di

Eda: Kjo që the është paragjykuese.

Xheni: Babi im ka punuar me kamion kur unë isha e vogël dhe ajo që thash nuk është paragjykues. Rri mos fol budalliqe.

Eda:Ti çfarë profesioni ke?

Xheni: Unë jam juriste e diplomuar dhe balerinë. Po ti?

Xheni: Ti s’ke profesion se s’je diplomuar akoma.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd