Transmetuar më 14-09-2022, 20:16

Ukrainë – Astronomët nga Observatori Kryesor Astronomik NAS i Ukrainës kanë thënë se kanë pikasur qenie jashtëtokësore, UFO, duke fluturuar në qiellin rreth Kievit. “I kemi parë ngado,” thuhet në një dokumentin e publikuar nga Observatori Kryesor Astronomik NAS i Ukrainës.

Raporti evidenton hetime të pavarura mbi UFO-t, siç njihen tashmë objektet e paidentifikuara ajrore, të observuara nga stacionet e meteorëve në Kiev, pranë fshatit ukrainas Vinarovka.

Autorët e dokumentit deklarojnë se tipari i kryesor i objekteve të tilla ishte ‘shpejtësia e madhe’, e cila i bën ato të padukshme për syrin e njeriut.

Ata nuk jepnin arsyet se përse objekte të tillë fluturuese mundësisht aliene, ishin kaq të interesuara për zonën e konfliktit në Ukrainë.

“Fotot dhe videot e zakonshme nuk mund të kapin pamjen e një objekti të tillë. Për të detektuar një UFO, duhet sinkronizim i mirë i pajisjeve, fragmentin i sekuencave ne një rang dinamik prej 14-16 ndalesash." -thanë ata.

Studiuesit thonin se objekte të shndritshme, më të shndritshme sesa sfondi i qiellit dhe të tjera objekte të errëta që absorbonin çdo radiacion, ishin pikasur nga vëzhguesit.

Ata shkruajnë më tej: “Të dyja tipet e UFO-ve tregonin shpejtësi të larta lëvizjeje dhe zbulimi i tyre është një problem i vështirë e eksperimental. Është si njëfarë rrjedhoje e punës tonë të përditshme astronomike për ndërhyrjet e meteorëve dhe ato të hapësirës”

Autorët shtojnë: “Kemi detektuar fluturime të mjeteve të caktuara, në grupe apo skuadrone, të cilat lëviznin me shpejtësi në të qindtat e sekondës”.