Transmetuar më 14-09-2022, 13:47

Greqi- Një çift ka përfunduar në komisariat në Greqi, pasi u konfliktuan ashpër me njëri-tjetrin.
Sherri mes tyre agravoi deri në pikën ku gruaja me origjinë greke sulmoi me thikë bashkëshortin e saj shqiptar në sy të fëmijëve.
Mediet greke bëjnë me dije se dy bashkëshortët kallëzuan njëri-tjetrin në polici.
Ndërsa shkak i debatit duket se ka qenë xhelozia, pasi gruaja ka thënë se kapi të shoqin duke folur me një grua tjetër në telefon, nëpërmjet mesazheve. (noa.al/M.D)
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





