Transmetuar më 13-09-2022, 18:14

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Zëmblak të Korçës. Mësohet se një zetor ka përplasur një motor, dhe si pasojë e përplasjes kanë humbur jetën dy persona. Bëhet me dije se një prej të viktimave është drejtuesi i motorit me emrin Arjan Xhuti.

Ndërsa personi tjeter që ka humbur jetën është një grua me emrin Hatixhe Kulla, e cila ka qenë në rimorkion e zetorit që u përmbys. Policia saktëson se rreth orës 17:00, në rrugën dytësore Zvezdë-Zëmblak, janë përshirë në një aksident rrugor mjeti tip motor me drejtues Arjan Xhuti, 46 vjeç, me një mjet bujqësor me drejtues I. Kulla, 37 vjeç dhe pasagjere shtetasen Hatixhe Kulla rreth 58 vjeçe. Si pasojë e përplasjes kanë ndërruar jetë drejtuesi i motorit Arjan Xhuti dhe nëna e drejtuesit të zetorit Hatixhe Kulla.

Paraprakisht mësohet se rrethanat e aksidentit kanë qenë të tilla: Zetori ka kaluar nga njëra anë e rrugës në tjetrën dhe motori po vinte me shpejtësi dhe është përplasur.

Megjithatë grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd