Shkencëtarët kinezë kanë gjetur përmbajtje të lartë uji në mostrat e dheut hënor të sjellë nga sonda kineze "Chang’e-5", sipas një studimi të botuar në revistën "Nature Communications" që citon noa.al.
Studimi u krye prej një ekipi kërkimor nga Instituti i Gjeokimisë i Akademisë së Shkencave të Kinës.
Nëpërmjet analizave të spektroskopisë me rreze infra të kuqe dhe spektrometrisë së masës të joneve dytësore në shkallë nano, ekipi gjeti një sasi të madhe uji me prejardhje nga era diellore në sipërfaqen minerare të mostrave, duke vlerësuar se të paktën 170 pjesë për milion përmbajtje uji e ka burimin nga protonet e erës diellore të futura në dheun hënor.
Rezultatet e analizave spektrale dhe mikrostrukturore dëshmojnë se formimi dhe rezervimi i ujit me origjinë nga era diellore ndikohet kryesisht nga koha e ekspozimit, struktura kristalore dhe përbërja e mineraleve.
Ky studim tregoi se mineralet e sipërfaqes hënore janë "rezervuarë" të rëndësishëm të ujit, duke ofruar një referencë të rëndësishme për shpërndarjen e ujit në rajonin e gjerësisë së mesme të sipërfaqes hënore.
Shkencëtarët kinezë kanë zbuluar një mineral të ri – "Changesite-(Y)" – në mostrat hënore të sjella nga "Chang’e-5". Zbulimi u publikua së bashku nga Administrata Kombëtare Hapësinore dhe Autoriteti i Energjisë Atomike i Kinës të premten.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd