
Durrës- 5 mina me sahat janë sekuestruar në Durrës. Sipas policisë në pranga ka rënë F. D., 44 vjeç, banues në Manzë, Durrës, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit“.
Gjatë kontrollit të ushtruar në çantën e shpinës së të arrestuarit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 5 kallëpë lënde plasëse C4 dhe 5 kapsolla detonatore.
Mësohet se ka qenë një agjent i infiltruar i policisë ai që ka kontaktuar 44-vjeçarin dhe ka porositur minat me sahat.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për veprime të mëtejshme. (noa.al/M.D)
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





