
Grozni- Aleati më besnik i Vladimir Putin, lideri çeçen, Kadyrov, thotë se ‘luftëtarët çeçenë kanë përgatitur një surprizë interesante për trupat ukrainase dhe këtë do ta zbulojnë në të ardhmen e afërt’.
Ramzan Kadyrov e bëri joftimin në Telegram.
Sipas Kadyrov, luftëtarët çeçenë zgjidhin me sukses detyrat e vendosura nga autoritetet ruse në territorin e Donbass dhe Ukrainës.
"Luftëtarët tanë kanë përgatitur një surprizë interesante për bandat ukrainase dhe ata do ta njohin së shpejti se çfarë. Ndërkohë, unë nuk po i tregoj kartat e mia,"- ka shkruar Kadyrov. Kreu i republikës shtoi se, veprimet e luftëtarëve çeçenë ishin planifikuar qartë.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





