
Qafë Botë– Goditet një tjetër rast i veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit.
Shërbimet e Policisë Kufitare në Qafë Botë, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit Sarandë, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit, në bazë të informacioneve policore, kanë organizuar dhe finalizuar me sukses operacionin policor “Frequently”, si rezultat i të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi Xh. J., 35 vjeç, banues në Gramsh.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë Kufitare, në aksin rrugor Çukë – Sarandë, duke transportuar me një mjet tip furgon, 17 emigrantë të paligjshëm, kundrejt fitimit. (noa.al/M.D)
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





