Transmetuar më 12-09-2022, 13:08

Tiranë- Një nga pikëpyetjet më të mëdha të kohëve të fundit është se ku ndodhet Ervis Martinajt?

Gazetari Poli Hoxha, në një intervistë për mediat, u shpreh se, një nga psitat e hetimit të policisë është se ai mund të jetë larguar drrejt Amerikës Latine.

Hoxha tregon:

Një gjë është e sigurt. Një nga pistat në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë, sepse edhe aty ka një hetim policor, kishte nisur përpara se të ikte Gledis Nano, për fatin e Ervis Martinajt. Një nga pistat kryesore me të dhëna, është që ai ndodhet në një vend të Amerikës Latine. Është shumë e fortë si pistë. Me çështjen e Ervis Marinajt, segmentë të rëndësishëm të policisë janë kokë e këmbë brenda, segmente të biznesit dhe të politikës nga të dyja krahët. Janë të lidhur me bizneset e tij, me mbrojtjen e tij, me marrëdhëniet e tij, ka biseda telefonike. Kujtojmë që Ervis Martinaj është zhdukur që prej datës 7 gusht. Shumë shprehen që ai është vrarë ndërsa të tjerë besojnë që është vetëzhdukur për të marrë hak.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd