Transmetuar më 12-09-2022, 07:40

Vlorë- Nuk iu bindën postbllokut të Policisë, dy të rinj braktisin automjetin me 8 sirianë brenda. Ngjarja ndodhi në aksin Babicë- Vlorë.
Policia u ka dhënë shenjë që të ndalojnë makinën, por ata shkelën gazin dhe u larguan.
Në ndjekje kanë marrë pjesë Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe Forcat operaciopnale. Mjeti me 8 klandestinë u gjet disa km larg.
Klandestinët u dërguan në komisariat, ndërsa vijon puna për kapjen e të rinjve trafikantë.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





